Hidhet nga makina për t'i shpëtuar rrëmbyesit (Video)

Kronikë e zezë

Hidhet nga makina për t'i shpëtuar rrëmbyesit (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 20:11

Një vajzë e re është hedhur nga një makinë e cila ishte në lëvizje, pasi ishte rrëmbyer. Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku adoleshentja ishte rrëmbyer teksa shkonte në shkollë.

“Isha rrugës për në shkollë kur dikush më kapi dhe më futi në një makinë. Nisi të më bërtiste”, është shprehur 17-vjeçarja e cila arriti që të shpëtonte nga personi që e kishte rrëmbyer.

Sipas policisë amerikane, autorja e këtij krimi është një femër rreth 40 vjeçe. Ndërkohë, autoritetet e kanë publikuar videon për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat