Tiranë, Arrestohet pacienti i rremë

Kronikë e zezë

Tiranë, Arrestohet pacienti i rremë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:26

Një 31 vjeçar nga Dibra është arrestuar pasi akuzohet për falsifikim monedhash dhe mashtrim.

Ylli Troci pasi hiqej sikur ishte pacient në një spital mashtronte qytetarët duke i kërkuar të këmbente monedhat e tij euro të falsifikuara me lekë me pretendimin se I duheshin për të paguar mjekët.

“Nga veprimet e kryera është bërë dokumentimi i disa veprave penale të dyshuara së janë kryer nga ky shtetas rezultojne 14 ngjarje të të njëtës forme mashtrimi” informon policia.

Operacioni nga seksioni për Krimin Ekonomik Financiar u kodua “pacienti i rremë”.

Policia njoftoi sot për arrestimin e tij, ndërkohë që dy ditë më parë preja e fundit e mashtruesit ishte një grua 57 vjeçare e lindur dhe banuese në Kukës

Më datën 07.10.2015 në ambjentet e Spitalit Ushtarak në Laprakë, Tiranë, Ylli Troçi i ka dhënë një sasi prej 150 Eurosh (tre kartemonedha 50Euroshe) të falsifikuara 57 vjeçares N.G me justifikimin se i duheshin para shqiptare për të paguar mjekët mjekët.

E ndodhur në këto kushte shtetasja N.G, në këmbim të këtyre kartëmonedhave i ka dhëmë shtetasit Ylli Troci, një shumë prej 25.000 lekësh të reja.

“Pasi ështe larguar ky shtetas nga ambjentet e Spitalit Ushtarak shtetasja N.G, ka konstatuar se këto kartmonedha ishin të falsifikuara dhe është paraqitur për kallzim pranë Seksionit për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranes.
Pas kryerjes së veprimeve të menjëhereshme hetimore nga ana e policisë është identifikuar autori i kësaj vepre penale i cili është shtetasi Ylli Troci” informon policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat