Mashtronte njerëzit me kartëmonedha false, arrestohet 31-vjeçari

Kronikë e zezë

Mashtronte njerëzit me kartëmonedha false, arrestohet 31-vjeçari

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:20

Një 31-vjeçar është arrestuar në ambientet e Spitalit Ushtarak në Laprakë, Tiranë. Sipas policisë, shtetasi Ylli Troci ka mashtruar shtetasen me iniciale N. G., 57 vjeçe, lindur dhe banuese në Kukës.

31-vjeçari i ka dhënë N.G., një shumë prej 150 eurosh të falsifikuara me justifikimin se i duheshin para shqiptare për mjekët. Kështu, 57-vjeçarja i ka dhënë në këmbim të 150 eurove shumën prej 25.000 lekësh të reja.

Në momentin që Troci është larguar nga ambientet e spitalit, 57-vjeçarja ka konstatuar se paratë ishin të falsifikuara dhe është paraqitur për kallëzim pranë Seksionit për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës.

Policia ka nisur punën për verifikim e ngjarjes dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit.

Sipas policisë, nga veprimet e kryera është bërë dokumentimi i disa veprave penale të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas. Policia bën me dije se rezultojnë edhe 14 ngjarje të të njëjtës formë mashtrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat