Pas sherrit, fjali kërcënon nënën me sëpatë

Kronikë e zezë

Pas sherrit, fjali kërcënon nënën me sëpatë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 21:41

Një 42-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një sherri të nisur për motive banale në familjen e tij në fshatin Volsh të Roskovecit.

Asllan D., 42 vjeç u arrestua nga policia ditën e djeshme, pasi kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike duke kanosur me sëpatë nënën e tij Rr.D., 60 vjeçe.

Sipas mediave shqiptare, gjithçka ka nisur për shkak të sëmurjes së disa pulave, për të cilat kujdesej e moshuara dhe për të cilat djali e bënte fajtore. Mësohet gjithashtu se 42- vjeçari kishte natyrë problematike dhe se rasti i djeshëm, nuk ishte i pari që kishte krijuar probleme në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat