Vjedhin vegla pune, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Kronikë e zezë

Vjedhin vegla pune, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:22

Dy persona kanë thyer një punëtori për përpunimin e mermertit në fshatin Lutogllavë të Komunës së Prizrenit dhe nga aty kanë vjedhur vegla pune.

Pas pranimit të informatës janë koordinuar veprimet në mes të policisë së Prizrenit dhe asaj të Suharekës dhe pas një ore është ndaluar një automjet me dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në stacion për procedura të mëtejme.

“Pas intervistës, me vendim tëprokurorit të shtetit, dy të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë janë ndaluar nën masën e arrestit policor. Ndërkaq një vjedhje e rëndë është lajmëruar të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në fshatin Petrovë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes thuhet se vjedhja është kryer duke përdor një shkallë druri me të cilën kryerësi është ngjitur në katin e dytë të shtëpisëpërmes një dritareje me ç’ rast janë vjedhur 4800 euro kesh dhe stoli të arta në vlerë rreth 10 000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat