Braktis familjen për të dashurin, ai e shfrytëzon për prostitucion

Kronikë e zezë

Braktis familjen për të dashurin, ai e shfrytëzon për prostitucion

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:22

Një 14-vjeçare nga Elbasani e cila kishte braktisur familjen për të jetuar në Tiranë bashkë me të dashurin e saj, u bë pjesë e një rrjeti prostitucioni. Kjo është historia e dashurisë së vajzës me iniciale A.Z., që u dashurua me djalin F.C., por u shfrytëzua për prostitucion nga ky i fundit.

Agjencia e lajmeve “NOA.al”, bën me dije se e mitura e cila kishte braktisur familjen në emër të dashurisë, kishte gdhendur edhe emrin e të dashurit në trup me tatuazh, por u gënjye prej tij dhe u detyrua të shiste trupin e saj për 5000 lekë. 14-vjeçarja mundi t’i shpëtonte këtij rrjeti prostitucioni, pasi policia prangosi ditën e mërkurë të dyshuarin.

Një tjetër viktimë e një lidhje dashurie që përfundoi duke u shfrytëzuar për prostitucion, është një 25-vjeçare nga Fieri me iniciale L.D., e cila prej pesë vitesh ishte e lidhur me 25-vjeçarin K.D. ky i fundit e detyronte vajzën fierake të shiste trupin por jo vetëm kaq. Ai e dhunonte atë.

Ka qenë policia e Tiranës e cila ka konstatuar këtë vepër penale dhe ka ndërhyrë për të arrestuar dy persona F.C., K.D., gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset L.D., e M.D. Kjo pasi krahas 25- vjeçares nga Fieri, shfrytëzohej si prostitutë edhe një vajzë tjetër. Ngjarja u bënë të njohura mesditën e së mërkurës pranë qendrës së Tiranës, teksa vajzat u ndaluan në pritje të “klientit” të radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat