Posedim i paautorizuar substancave narkotike, lëndim i rëndë trupor, mashtrim

Kronikë e zezë

Posedim i paautorizuar substancave narkotike, lëndim i rëndë trupor, mashtrim

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:09

Gjilan, 7 tetor - Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor në Gjilan, gjatë zbatimit të planit Operativë, në kërkim të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, kanë kryer kontroll në një kafiteri në rrugën “Avdulla Presheva” në Gjilan, me ç’rast një person që ishte në kafiteri, me të parë policët ka nxjerrë nga xhepat një qese plastike që besohet të jetë substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe e ka hedhur në tokë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policore ku edhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Substancës narkotike me peshë 0.7 gram iu është bërë testi fushorë ku ka rezultuar pozitiv në Marihuanë. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të dërgohet në procedurë të rregullt në Gjykatë.

Lëndim i rëndë trupor...

Po ashtu, Policia, në stacionin Policor, në Gjilan, e ka pranuar një informatë për një rast lëndim i rëndë trupor.Njësitet Patrolluese me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se pas një fjalosje verbale, në mes viktimës dhe të dyshuarit, që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, ka ardhur deri te përleshja fizike në mes tyre.
I dyshuari e godet viktimën me një gotë të qelqit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Me 6.10. 2015 i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës stacioni policor i Gjilanit, ai është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës. Gjatë intervistimit janë gjetë prova të qëndrushme se ai e ka kryer veprën “Lëndim i rëndë trupor” ku edhe i është ngritë kallxim penal. Prokurori i shtetit ndaj të dyshimtit lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë.

Kultivim i bimëve narkotike edhe në fshatin Strezovc të Kamenicës

Policia e Kosovës në stacionin policor në Kamenicë, për mes rrugëve operative, ka pas informata se në një hapsirë të thellë malore në fshatin Strezovc komuna Kamenicë ka të mbjellura bimë narkotike. Janë njoftuar njësitet Anti Drogë nga shtabi Qendror që veprojnë në Gjilan.
Policia e Kosovës kan dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë gjetë 24 bimë që besohet se janë të llojit “Kanabis Sativa–Marihuan”. Me urdhër të prokurorit janë marrë mostrat dhe janë asgjësuar bimët narkotike ne vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës është në kërkim të pronarit tani për tani të panjohur të parcellës së mbjell me lëndë narkotike.
Rasti është nën hetime.

Mashtrim

Ankuesja shqiptare Shtetase e Kosovës, me banim në Gjilan, ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person nga Kumanova, Republika e Maqedonisë, prej saj i kishte marrë 2000 € që ta dërgoj vëllain e saj në Zvicër. I njëjti pasi ka marrë të hollat, vëllain e ankueses e ka dërguar në Greqi dhe ka ikur, viktima ishte arrestuar nga policia Greke. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve nga stacioni Policor i Gjilanit ka arritura ta arrestojë të dyshuarin shtetas i Maqedonisë. Gjatë intervistimit janë gjetë prova të qëndrushme se këtë vepër e ka kryer për te përfituar personalisht.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë./Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat