Shkupi vazhdon të ketë probleme me aksidentet, një i vdekur

Kronikë e zezë

Shkupi vazhdon të ketë probleme me aksidentet, një i vdekur

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:41

Përkundër masave të ashpra të policisë maqedone për të evituar aksidentet rrugore, përsëri Shkupi ka shifra të larta të lëndimeve dhe vdekjeve nga ky sektor. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar 12 aksidente, ndërsa një kombësor ka ndërruar jetën sot, e Mërkurë, gjatë tentimit të kalimit të rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen e hyrjes në Shkup, Gjorgje Petrov rreth orës 6:15.

Policia ka bërë kontrolle të shpeshta gjatë ditës ku ka dënuar 63 persona, për vozitje me shpejtësi tej normave, 8 persona që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 5 për shkak se nuk kanë respektuar semaforin, si dhe 60 këmbësorë që janë dënuar duke kaluar në ngjyrën e kuqe rrugën.

Poashtu edhe nga parkimi në vende të ndaluara, janë dënuar 88 maqina, duke u transportuar në stacionin e autobusëve për t’u marrë më pas nga pronarët.

Përndryshe Ministria e Brendshme rriti ndjeshëm dënimet e qarkullimit rrugor dhe uli normën e vizotjeve në qytetin e Shkupit nga 60km/h në 50km/h./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat