Një djalë në Fier përndjek të miturën, e merr me dhunë nga shkolla

Kronikë e zezë

Një djalë në Fier përndjek të miturën, e merr me dhunë nga shkolla

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:42

Një 15-vjeçare nga Fieri ka përjetuar presion të vazhdueshëm pasi një bashkëqytetar i saj, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

E mitura P.Ç., ka denoncuar 19-vjeçarin Endrit Llazi në polici, pasi teksa dilte nga shkolla private ku ajo mëson, ka ndeshur sërish në agresionin e tij. Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se 19- vjeçari ka një pëlqim ndaj të miturës dhe insiston me çdo kusht që ajo të bëhet e tij.

Situata ka graduar deri në ushtrim forcë ndaj saj, dhe ditën e djeshme teksa e mitura dilte nga shkolla, Llazi e ka tërhequr me forcë me dhunë, duke tentuar që ta bindte të lidheshin bashkë. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që djali mundohet të ndalojë vajzën pasi sipas dëshmisë së saj në polici, ky është rasti i tretë brenda vitit që 19-vjeçari ushtron dhunë ndaj së miturës dhe kërkon me forcë të jetë e dashura e tij.

Por pas denoncimit të radhës së të resë, dashuria e tij është “frenuar” nga uniformat blu, të cilat e kanë arrestuar 19-vjeçarin për akuzën e “Ndërhyrjes së padrejtë në jetën private”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat