Të ndarë, një djalë në Durrës rrëmben ish- të dashurën i ndihmuar nga shoku

Kronikë e zezë

Të ndarë, një djalë në Durrës rrëmben ish- të dashurën i ndihmuar nga shoku

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 10:22

Nuk e pranonte dot faktin që vajza të cilën dashuronte, nuk donte të rrinte më me të. Kështu i ndihmuar nga një shoku i tij, vendosi që t’a merrte me forcë dhe të tentonte që t’a bënte sërish për vete. 21- vjeçari Kristi Dako me banim në Tiranë gjatë ditës së djeshme u arrestua nga policia e Durrësit, ndërsa u shpall në kërkim shoku i tij A.H., 21 vjeç.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se dy të rinjtë gjatë së dielës në lagjen Nr.6 në Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur dhe kanë marrë me forcë në makinë 20-vjeçaren K.A., banuese në Tiranë, me pretendimin se Kristi Dako e ka patur më parë të dashur.

Më pas e reja është lënë e lirë dhe aktualisht ndodhet në banesë. Por për shkak të tronditjes së pësuar dhe dhunës së ushtruar ndaj saj, ajo ka bërë denoncimin në polici duke çuar në prangosjen e ish- të dashurit. Kristi Dako dhe shoku i tij i shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat