Sekuestrohen 1800 paketa duhani, në pranga 53-vjeçari

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 1800 paketa duhani, në pranga 53-vjeçari

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 10:19

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person si dhe ka sekuestruar 1800 paketa cigaresh. Policia bën të ditur, se në vijim të Planit Operacional “Mërkuri i Bardhë 3” u zhvillua operacioni policor “Trokadero 2”, ku u arrestua në flagrancë Agim Smajlaj, 53 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se 53-vjeçari, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Toyota”, me targa AA962BS u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1000 paketash të markës “United” dhe një sasi prej 800 paketash të markës “Trokadero”.

Sipas policisë, këto paketa ishin pa pullë fiskale dhe të dyshuara me origjinë kontrabandë, i cili do t’i tregtonte tek tregu në “Qytetin e Nxënësve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat