Vrasja e Kreut të FNSH së Shkodrës/ Ja si u qëllua efektivi Simon Gjeta

Kronikë e zezë

Vrasja e Kreut të FNSH së Shkodrës/ Ja si u qëllua efektivi Simon Gjeta

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 00:24

Zbardhen detajet e para mbi vrasjen e Komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta. Nga të dhënat policore mësohet se Gjeta është qëlluar teksa tentoi të kapte në befasi brenda banesës ku fshihej Ruzhdi Aishtën. Policia kishte rrethuar banesën në fshatin Oblikë ku u strehua Aishta pasi kishte qëlluar fqinjin e tij për një sherr banal.
Kreu i FNSH së Shkodrës ka shpërthyer derën e banesës për të befasuar autorin e krimit, por është qëlluar për vdekje prej tij. Gjeta është transportuar nga kolegët e tij drejt spitalit për marrjen e ndihmës së parë por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Sipas burimeve policore, ndërhyrja në banesë u bë pasi u mendua se Aishta nuk ndodhej në shtëpi, pasi edhe dritet ishin të fikuara, dhe nuk i ishte përgjigjur gjithashtu thirrjeve të policisë për tu dorëzuar. Por sapo forcat e policisë kanë mbërritur në hyrjën e banesës, Aishta ka qëlluar nga korridori i banesës me breshëri automatiku dhe si pasojë e kësaj përgjigje me armë mbeti i vrarë përgjegjësi i FNSH Simon Gjeta.
Pas vrasjes sëKreut të FNSH së Shkodrës në aksionin për kapjen e 52 vjecarit Aishta janë angazhuar edhe forcat RENEA, të cilat kanë shkëmbyer zjarr me autorin e plagosjes së komshiut dhe vrasjen e efektivit të policisë. Gjithashtu policia ka dislokuar në afërsi të banesës edhe një autoblindë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat