Shqiptarët rrahin në Itali indianin me aftësi të kufizuara

Kronikë e zezë

Shqiptarët rrahin në Itali indianin me aftësi të kufizuara

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 16:26

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane në Romë, pasi ushtruan dhunë mbi një minoren indian me aftësi të kufizuara.

Eduart Moni, 33 vjeç dhe Roland Dauti, 32 vjeç, u arrestuan pasi u identifikuan si autorët e aktit, raporton "TGcom 24".

33-vjeçari Moni u kap direkt pas ngjarjes nga forcat e rendit, ndërsa 32-vjeçari Dauti arriti të largohej, por nuk mundi t’i shpëtonte policisë për më shumë se disa minuta.

Nuk dihen ende motive që i shtynë shqiptarët të rrihnin minorenin me aftësi të kufizuar, por dëshmitarët tregojnë se pasi e kanë ofenduar, ata filluan ta godisnin me grushte.

I gjithë incidenti u shënua në një autobus, ku shqiptarët mësuan se e fyen të miturin: “Je vetëm një ngrënës-orizi”. Miqtë e shkollës të të dëmtuarit raportohet se ndërhynë për të mbrojtur të miturin, por edhe njëri prej tyre u godit nga shqiptarët.

Aktualisht tani ata ndodhen në arrest shtëpie dhe së shpejti do gjykohen për lëndime të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat