Holandë, arrestohen 4 shqiptarë duke kaluar ilegalisht kufirin për në Angli

Kronikë e zezë

Holandë, arrestohen 4 shqiptarë duke kaluar ilegalisht kufirin për në Angli

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 14:05

Katër refugjatë shqiptar u arrestuan ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin me Anglinë. Policia Ushtarake holandeze arrestoi në flagrancë katër shtetas shqiptar, të cilët u përpoqën të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me Anglinë.

Katër personat u arrestuan në portin e Huke van Holland, që ndodhet 80 km në jug të Amsterdamit.

Shqiptarët ishin fshehur në dy kamionë dhe sipas policisë shtetasit shqiptarë kishin thyer derën e rimorkios për tu fshehur. Është e disata herë që refugjatët shqiptarë përpiqen të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin midis Holandës dhe Anglisë.

Referuar raportimeve të NOS, agjencisë shtetërore të lajmeve, policia holandeze zbuloi në muajin qershor 51 refugjatë shqiptarë në këtë port.

Xhenet Tejkëns, zëdhënëse e ministrisë holandeze për Siguri dhe Drejtësi, është shqetësues fakti se numri i klandestinëve shqiptarë është gjithmonë në rritje.

Në kumtimin e saj, zëri i policisë Holandeze theksoi se në dy vitet të fundit shqiptarët përbëjnë më shumë së 50% të numrit total të refugjatëve klandestinë të kapur në Holandë. Ajo theksoi se deri sot nuk ka pasur ende kontakte me autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problematikë.

Mbetet për të parë nesë kjo do të ndodhë në të ardhmen për arsye se klandestinet shqiptarë po kthehen në një problem serioz për sigurinë në portet e Holandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat