Atentati tragjik në Tiranë, flet mikja e Kevin Rugovës: Ishte i miri i të tjerëve dhe i keqi i vetes

Kronikë e zezë

Atentati tragjik në Tiranë, flet mikja e Kevin Rugovës: Ishte i miri i të tjerëve dhe i keqi i vetes

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 13:24

Djaloshi që humbi jetën në atentatin tragjik të dy ditëve më parë në qendër të Tiranës, respektonte shoqërinë dhe e donte atë aq shumë sa vinte dhe veten para saj. F.r., mike e ngushtë e të ndjerit Kevin Rugova, duke folur sot me NOA.al, pohon se është e trishtuar për humbjen e të riut dhe tregon përkushtimin që ai kishte ndaj shoqërisë.

“Kevi gjithmonë ka pasur një shprehje: “Unë jam i miri i të tjerëve dhe i keqi i vetes”, - thotë shoqja e të ndjerit. Vajza thekson se “Kevi nuk ka pasur kurrë armiq sepse gjithmonë, vetëm i ndihmonte njerëzit”.

E reja, duke folur me NOA.al, tregon dhe jetën e Kevin, i rritur nga gjyshja që e humbi disa muaj më parë. “Para gjashtë muajsh i vdiq ajo që e rriti, gjyshja. Dhe Kevi e konsideronte atë si mama. Familja për Kevin kanë qenë vetëm tezja dhe gjyshja”. F.R., shprehet e bindur se Kevi ra viktimë i shoqërisë që siç thotë ajo, ai e vinte para vetes. “Kevi nuk është marrë kurrë me punë të pista. Gjithmonë vinte shoqërinë para vetes dhe prej shoqërisë, Kevi përfundoi aty ku është sot”, - përfundon mikja e ngushtë e djaloshit që humbi tragjikisht jetën në atentatin pranë lulishtes “1 Maji” në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat