Kapet në Vlorë 35-vjeçari i kërkuar prej 3 vitesh nga Interpoli

Kronikë e zezë

Kapet në Vlorë 35-vjeçari i kërkuar prej 3 vitesh nga Interpoli

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 11:03

Gjatë kontrollit të ushtruar automjeteve në akset rrugore të qytetit të Vlorës, uniformat blu arrestuan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia arrestoi në qendër të qytetit të Vlorës, pranë xhamisë, shtetasin Floren Metushaj, 35 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke u vendosur në akset kryesore dhe në brendësi të qytetit, efektivët po kryenin kontrolle në automjete. 35-vjeçari Metushaj po udhëtonte me automjetin e tij tip “KIA” me targë AA354MC.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane caktoi më 9 korrik të 2012-s masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 25.09.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat