Mirditë, asgjësohen 1893 bimë kanabis, arrestohet kryeplaku

Kronikë e zezë

Mirditë, asgjësohen 1893 bimë kanabis, arrestohet kryeplaku

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 20:26

1893 bimë kanabis sativa janë asgjësuar sot në Mirditë, pas një kontrolli që policia kreu në fshatin Malaj. Lënda narkotike është gjetur e mbjellë në 4 parcela.

Blutë e Mirditës kanë vënë në pranga shtetasin Gentian Skeja, i cili dyshohet si kultivuesi i bimëve. Në pranga ka rënë dhe Fran Vokrri, të cilit iu gjet në shtëpi një sasi hashashi.

Gjithashtu, policia ka arrestuar për “moskallëzim” edhe kryeplakun e fshatit, Agron Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat