Arrestohet kryeplaku i fshatit, kapet me armë dhe drogë

Kronikë e zezë

Arrestohet kryeplaku i fshatit, kapet me armë dhe drogë

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 22:26

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga polica nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas bluve të Beratit në pranga janë vënë, Olsi Gjoka 26-vjeç, banues në fshatin Floq Rehovë Skrapar dhe Elmaz Gjoka, 66-vjeç, banues në fshatin Floq Rehovë Skrapar me detyrë kryeplak i fshatit.

Arrestimi ndaj tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre ju gjetën dhe sekuestruan, një sasi prej 337.4 gram lëndë narkotike marijuanë, 24 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, 1 armë automatike, një sasi fishekësh dhe 8500 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprat penale ,“Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve në ngarkim të Olsi Gjoka.

Ndërsa Elmaz Gjoka akuzohet për veprat penale “Trafikim i bimëve narkotike”, Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat