Furgoni përplas motorin dhe biçikletën, një e vdekur dhe 4 të plagosur

Kronikë e zezë

Furgoni përplas motorin dhe biçikletën, një e vdekur dhe 4 të plagosur

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:00

Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku një furgon me targa TR 5028R ka përplasur një motor dhe një biçikletë. Në momentin e përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka hipur në trotuar, duke aksidentuar edhe tre kalimtarë që ishin duke kaluar në ato momente.

Nga përplasja e tre mjeteve mbetën të plagosur edhe drejtuesi i motorit dhe i biçikletës. Pak minuta pas aksidentit, një prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital. Viktima mësohet se është një grua rreth të 50-ave, e cila ishte pasagjere në motorin që u godit nga furgoni. Në gjendje të rëndë ndodhet edhe drejtuesi i furgonit, Simon Karaj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat