​Kërcënohet me thikë për 15 lira turke

Kronikë e zezë

​Kërcënohet me thikë për 15 lira turke

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:31

Një person nga Prizreni ka lajmëruar policisë se dje ishte sulmuar nga tre të dyshuar të cilët e kanë kërcënuar duke ia marrë 15 lira turke(5 euro).

Policia e Prizrenit bën të ditur se E. B ka raportuar ne polici se ishte sulmuar nga të dyshuarit F. A ,B. S dhe T. I ku me këtë rast përveç sulmit dhe ishte kanosur me një thikë dhe nën kërcënimin e thikës ia kanë marr rreth 15 lira turke (në vlerë prej rreth 5 euro) ndërsa i kanë thënë se nesër duhet t’ua sjell edhe rreth pesë 5 euro tjera për të mos u sulmuar prapë.

Pas marrjes se deklaratës se viktimës, patrulla policore ka arritur t’i sjell në stacion 3 të dyshuarit e lartcekur dhe një dëshmitar të rastit. Të dyshuarit janë intervistuar në stacion dhe e kanë pranuar veprën e bërë si dhe është dorëzuar edhe thika që është përdorur në këtë rast.

Më pas është njoftuar prokurori publik kujdestar dhe sipas tij të dyshuarit mbahen në qelitë mbajtëse në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari E B ndalet për 24 ore ndërsa të dyshuarit F. A dhe T. I ndale n 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat