40-vjeçari përdhunon vajzën e gruas së vëllait

Kronikë e zezë

40-vjeçari përdhunon vajzën e gruas së vëllait

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:36

Një burrë 40-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar një 13-vjeçare. Mësohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë në Vrion të Finiqit, dhe është zbardhur vetëm një ditë më parë.

Shtetasi Servet Muhaxhiri, ka përdhunuar vajzën e gruas së dytë të vëllait të tij. Ai jeton në Fushë-Krujë dhe një muaj më parë, vëllai i tij e kishte thirrur që të shkonte në Vrion. Arsyeja ishte se vëllai i tij do të shkonte në Tiranë bashkë me të shoqen dhe Serveti duhej të kujdesej për vajzën e tyre.

Por, 40-vjeçari ka hyrë natën në çadrën ku jetonte familja rome dhe e ka përdhunuar vajzën. 13-vjeçarja i ka rrëfyer nënës së saj këtë ngjaje vetëm pak ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat