Arrestohen 3 shqiptarë, në 1 javë kryhen 10 grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 shqiptarë, në 1 javë kryhen 10 grabitje

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:21

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë si anëtarët e një grupi që kishte kryer disa grabitje brenda e përreth qyteteve të Arezzos e Riminit.

Dy prej tyre u arrestuan natën e 1 shtatorit, ndërsa anëtari i tretë i moshës 25, i konsideruar dhe si kreu i kësaj bande, kishte mundur t’i shmangej forcave të rendit duke u arrestuar 2 ditë më vonë në provincën e Riminit.

Policia italiane ka regjistruar vetëm gjatë javës së fundit 10 grabitje të kryera nga tre shqiptarët, ndërsa vazhdon hetimet e ekzaminimit të të gjitha grabitjeve të denoncuar deri më tani në territoret ku vepronte kjo bandë.

Identifikmi i tyre u bë falë videokamerave të instaluara në ambientet e brendshme të lokaleve të grabitura si dhe nga bashkëpunimi mes forcave të rendit e të qytetarëve.
Të tre shqiptarët do t’i nënshtrohen ritit të shkurtuar të gjykimit duke u riatdhesuar më pas në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat