Ekstradohet në SHBA një person që akuzohej për pedofili, u arrestua në Shqipëri

Kronikë e zezë

Ekstradohet në SHBA një person që akuzohej për pedofili, u arrestua në Shqipëri

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:26

Një 34 vjeçar amerikan është ekstraduar nga Tirana drejt vendlindjes së tij, pasi rezulton i dënuar nga gjykata për akuzat e kryerjes së marrdhënieve seksuale me dhunë dhe përdhunimin në grup të të miturve.

Luke Adrian Cooke ishte konsideruar si tmerri i djemve të mitur pasi atij i janë dokumetuar disa abuzime që ai i ka kryer në bashkëpunim dhe me disa persona të tjerë në rajonin e Shelbyt, në Memphis.

Gjykata e kësaj zone ka lëshuar një urdhër arresti për 34-vjeçarin më 5 prill të këtij viti.

Cooke, pastor në një kishë amerikane u arrestua në datën 12 prill në aeroportin e Rinasit.

Pas kontrolleve të policisë shqiptare rezultonte se 34 – vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar.

Prej asaj kohë deri ditën e ekstradimit ai ka qëndruar në paraburgim. Nga janari i vitit 2003 deri në maj të vitit 2006, 34-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale më dhunë me një adoleshtent 15-vjecar.

Ndërsa me 11 maj akuzohet se ka ngacmuar dhe një djalë 8 vjeçar. Policia ameikane thote se pastori ka abuzuar dhe më fëmijë të tjerë të moshës nga 8-12, ku disa prej krimeve janë kryer edhe në bashkëpunim me persona të tjerë.

Sipas autoriteteve amerikane Cooke ka jetuar disa kohë në Kinë dhe më pas është zhvendosur në Marok, për të mbërritur në muajin prill në Shqipëri, ku edhe është prangosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat