Prishtinë: Arrestohet femra që dëmtoi 500 mijë euro mërgimtarët me bileta fluturimi

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohet femra që dëmtoi 500 mijë euro mërgimtarët me bileta fluturimi

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 16:25

Është arrestuar femra e cila në bashkëveprim me të dyshuarin e arrestuar më herët, bënte mashtrime për oferta të lira të biletave të fluturimit, në dëm të qytetarëve me qëndrim në Zvicër dhe Gjermani, ku të njëjtit përmes thirrjeve me SMS (Call Center) janë joshur për oferta të lira për fluturim në Kosovë dhe anasjelltas.
Sipas policisë fluturimet janë organizuar me numra të kompanive të ndryshme, ndërsa pagesat i kanë bërë përmes sistemit e-Banking, ndërsa vlera e të gjitha mashtrimeve dyshohet të jetë mbi 500.000 euro.
Arrestimi ka ndodhur të mërkurën, në Prishtinë, ndërsa me urdhër të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë arrestimi është bërë pas një pune hetimore gjatë muajit prill, maj, qershor të këtij viti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat