Ekstradohet drejt SHBA-së 34-vjeçari amerikan - kapur në Shqipëri, për përdhunim

Kronikë e zezë

Ekstradohet drejt SHBA-së 34-vjeçari amerikan - kapur në Shqipëri, për përdhunim

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 12:38

TIRANË – Ekstradohet drejt SHBA-së 34-vjeçari amerikan Luke Adrian Cooke, i akuzuar kryerjen e veprave penale të “Përdhunimit”, dhe largimit me qellim fshehjen e veprimit

"Përdhunimit në kushte të rënduara në grup"

34-vjeçari nga Tenessee/SHBA ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në territorin shqiptar në 15 prill, me qëllime ekstradimi. Sipas njoftimit të policisë, shqiptare nga janari i vitit 2003

Kërkohej për veprën penale të përdhunimit, dhe ekstradohet drejt SHBA 34-vjeçari amerikan

Kërkohej për veprën penale të përdhunimit, ekstradohet drejt SHBA 34-vjeçari amerikan
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Aeroporti i Rinasit në Tiranë drejt SHBA, shtetasin amerikan Luke Adrian Cooke pasi kërkohej për verprën penale të përdhunimit.
Deklarata e plotë e policisë
Më datën 03.09.2015, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Aeroporti i Rinasit Tiranë, drejt SHBA, i shtetasit amerikan:
Luke Adrian COOKE, 34 vjeç, lindur në Tenessee/SHBA.
Gjykata e Rajonit të Shelby/Memphis/Tennesse/SHBA, ka lëshuar ndaj shtetasit amerikan Luke Adrian COOKE, urdhërin e arrestit ndërkombëtar Nr.0702249, datë 05.04.2015, për kryerjen e veprave penale të “Përdhunimit“, dhe Përdhunimit në kushte të rënduara në grup“, parashikuar nga nenet 39-13-503 dhe 39-13-504 të Kodit Penal Amerikan.
Përmbledhje e shkurtër e ngjarjes kriminale që i atribuohet subjektit :
Nga Janari i vitit 2003 deri më 11 Maj 2006, në Kontean e Shirby/Memphis/Tennesse/SHBA, shtetasi COOKE ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një adoleshent 15 vjeçar e më pas më 11 maj 2006 ka ngacmuar seksualisht një 8 vjeçar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëashingtonin, në datën 15.04.2015, shtetasi Luke Adrian COOKE është arrestuar në territorin shqiptar me qëllime ekstradimi ./B.SINA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat