Pamje nga aksioni i RENEA-s në Dukagjin (Video)

Kronikë e zezë

Pamje nga aksioni i RENEA-s në Dukagjin (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:34

Në vijim të operacionit antikanabis në Shkodër, policia ka asgjësuar vetëm mëngjesin e sotëm 34 parcela.

Policia bën me dije se deri më tani janë evidentuar 34 parcela me 3780 bimë narkotike në fshatrat Kasnec, Mgullë, Xhan, Pog dhe Kir.

Në ditën e dytë të aksionit, në terren veprojnë 400 forca policore, të ndara në 25 grupe. Në operacion janë përfshirë forcat speciale RENEA, FNSH dhe policia e Shkodrës.

Ndërsa ditën e djeshme, policia ka shkatërruar plot 173 parcela të kultivuara me bimë narkotike, si dhe ka sekuestruar një arsenal armësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat