Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:01

Policia e Kosovës raporton se dje në Vushtrri janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe vepra të tjera të kësaj natyre.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një hetimi të zhvilluar nga Policia, në Mitrovicë janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale: ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole dhe njëzet e katër fishekë të kalibrit të ndryshëm (24). Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat