Vdeo shokuese në Texas, agjentët qëllojnë për vdekje 41-vjeçarin (Video)

Kronikë e zezë

Vdeo shokuese në Texas, agjentët qëllojnë për vdekje 41-vjeçarin (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:27

Publikohet në internet një video ku agjentët e policisë së Teksasit qëllojnë për vdekje një person i cili ka qënë duke u dorëzuar. Videoja është xhiruar nga një kalimtar i rastit i cili më pas e ka bërë atë publike.

Pamjet në video tregojnë qartë viktimën dhe efektivët të cilët qëlluan mbi të. Por sipas policisë, thuhet se viktima ishte i armatosur dhe kërcënoi oficerët të cilët u përpoqën në fillim për të mposhtur 41-vjeçarin me një elektroshok. Kjo ngjarje pritet të ngjallë reagime të shumta në publik pasi është e disata herë që policia amerikane ka qëlluar mbi personat duke shkaktuar protesta për taktikat e policisë.

Prokurori i Teksasit, Nico LaHood, tha se videoja është me të vërtetë "shqetësuese", por nga ana tjetër ju kërkoi njerëzve të mos nxitohen për të gjykuar mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur.

Oficerët e përfshirë në këtë ngjarje, Greg Vasquez dhe Robert Sanchez, momentalisht janë vendosur në pushim administrativ, ndërsa incidenti i ndodhur do të hetohet nga Departamenti i Krimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat