Aksioni antidrogë, 400 forca ku u qëllua 1 vit më parë helikopteri

Kronikë e zezë

Aksioni antidrogë, 400 forca ku u qëllua 1 vit më parë helikopteri

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:23

Rreth 400 forca të policisë lokale të Shkodrës, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Pultit.

Deri në këto momente janë asgjësuar rreth 4 mijë bimë narkotike, ndërkohë që po vijon operacioni në disa sipërfaqe toke, ku janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri, parcelat e mbjella.

Kjo është një zonë me risk, pasi rreth një vit më parë pikërisht në vendin ku po zhvillohet operacioni sot, u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat