Tragjedi në Has të Prizrenit: Vëllai vret vëllanë në dasmë

Kronikë e zezë

Tragjedi në Has të Prizrenit: Vëllai vret vëllanë në dasmë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:04

Në fshatin Krajk të Hasit, në Komunën e Prizrenit, gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident i rëndë
raportohet se gjatë një ahengu familjar janë konfliktuar dy vëllezër, me ç’rast ka humbur jetën K. L., si dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij, dhe dy vëllezër të tjerë të së njëjtës familje.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr dhe disa prej tyre për shkak të mungesës së hapësirës i kanë zhvendosur në oborrin e fqinjit.

Po ashtu thuhet se ndërmjet personave të përshirë në këtë incident ka pasur edhe më herët konflikte.

Lajmin e ka konfirmuar rreshter Vesel Gashi nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.

“Sot rreth orës 14:30 Policia në Prizren ka marrë një informatë se në fshatin Krajk të Komunës së Prizrenit ka patur të shtëna me armë. Pas pranimit të kësaj informate, menjëheherë njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën, dhe me të arritur aty është konstatuar se si pasojë e shkrepjes me armë të zjarrit kemi një person të vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi kudjestar që ka qenë bashk me ekipet policore, si dhe katër persona të tjerë të plagosur si pasojë e shkrepjes me armë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se arsyet për të cilat ka ndodhur ky incident, ka qenë një mosmarrëveshje rreth parkimit të disa automjeteve në një pronë që ishte e përbashkët e vëllezërve të përfshirë në incident, në momentet kur po mbahej një aheng familjar.
“Meqë jemi në fazën e parë të hetimeve, mund të thuhet se deri te kjo ka ardhë për shkak të një zënke rreth vendparkimit të disa automjeteve, që është pronë e përbashkët e këtyre vëllezërve”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat