Arrestohet i arratisuri nga Burgu i Dubravës

Kronikë e zezë

Arrestohet i arratisuri nga Burgu i Dubravës

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:55

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për arrestimin e Remzi Ramës, i arratisur nga Burgu i Dubravës më 23.08.2015.

“Dje më 30.08.2015 rreth orës 20:20 nga Njësitë e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar te PK-se është arrestuar personi i dyshuar Remzi Rama d.e l. 21.11.1977”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Gjithashtu, është bërë e ditur se personi është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Lubavec të Skenderajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat