Arrestohet narkotrafikanti kryesor i furnizimit të kokainës në Shqipëri dhe Tunizi

Kronikë e zezë

Arrestohet narkotrafikanti kryesor i furnizimit të kokainës në Shqipëri dhe Tunizi

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 23:15

Policia italiane e qytetit të Padovës ka arrestuar sot nënshtetasin tunizian Ben Tiwa Nejme Eddine, i datëlindjes 1976, narkotrafikanti kryesor i furnizimit të kokainës në tregun shqiptar e tunizian.
Ben Tiwa Nejme Eddine, konsiderohet se luan një rol drejtues në raportet mes rrjetit të kriminalitetit tunizian dhe atij shqiptar, si dhe është pika e referimit të furnizimit të kokainës nga Hollanda në Shqipëri e Tunizi. Arrestimi i ti u bë në banesën e një emigranti shqiptari në komunën e Casalserugos në provincën e Padovës.
Narkotrafikanti tunizian është i dënuar me 15 vjet e 7 muaj heqje lirie, për trafik ndërkombëtar të kokainës, si dhe kërkohej prej disa vitesh pasi i ishte arratisur kohë më parë, urdhërit të arrestit shtëpiak në qytetin e Veronës.
Hetimet e sektorit antidroga të qytetit të Padovës bënë të mundur zbulimin e vendndodhjes së tij, fshehur në banesën e një emigranti shqiptar, nga ku dhe drejtonte aktivitetin ilegal.
Në momentin e arrestimit, narkotrafikanti tunizian Ben Tiwa Nejme Eddine, ka kryer rezistencë me forcë ndaj forcave të rendit duke plagosur me thikë dhe disa policë. Ai është përpjekur të fshehë disa pako kokainë duke i hedhur në ujë.
Tuniziani Ben Tiwa Nejme Eddine, ka mbërritur për herë të parë në Itali më vitin 1997 e disa herë është dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë arrestimit më vitin 2004 iu gjetën në banesë 7 kg kokainë e cilësisë mjaft të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat