Itali,kishin hyrë për të vjedhur,kapen poshtë krevatit 2 “skifterat” shqiptarë

Kronikë e zezë

Itali,kishin hyrë për të vjedhur,kapen poshtë krevatit 2 “skifterat” shqiptarë

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 21:04

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve ndërsa vidhnin në një banesë në Via Gringa të Italisë.

Të zënë ngushtë pasi konstatuan ardhjen e policisë, dy shtetasit shqiptarë janë fshehur poshtë krevatit, por rezultoi përpjekje e dështuar, pasi në fund u prangosën.

Fqinjët kanë parë dy të rinjtë shqiptar, përkatësisht 21 dhe 24-vjeç, të ngjiteshin në një ballkonë të katit të dytë të vilës, ndërsa kishin dijeni se shtëpia ishte bosh pasi pronarët ishin me pushime.

Pasi konstatuan tentativën e vjedhjes, fqinji njoftoi policinë, të cilët pasi hynë në shtëpi arrestuan në flagrancë shqiptarët, të cilët fshiheshin poshtë krevatit dhe kishin vjedhur disa bizhuteri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat