Fatkeqësia me traktor: Një fëmijë humb jetën, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Fatkeqësia me traktor: Një fëmijë humb jetën, pesë të lënduar

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:46

Një fëmijë trembëdhjetëvjeçar i cili ndodhej në një traktor e humbi jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar gjatë fatkeqësisë që ndodhi në fshatin Buzallakovë të Velesit.

Të lënduarit janë dërguar në Institucionin shëndetësor publik në Veles, prej të cilëve, njëri, për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën klinike në Shkup.

Fatkeqësia, siç informoi sot MPB, ndodhi dje në orën 16:45, afër vendit të quajtur Vërbicë, pasi që një i mitur, 13-vjeçar i cili e drejtonte traktorin me rimorkio, për një moment humbi kontrollin.

Tre fëmijë të moshës prej 11 deri 15 vjeç, të gjithë nga fshati Buzallakovë, të cilët ndodheshin në pjesët anësore të traktorit, kanë rënë nga ai. Në rimorkio ndodheshin edhe katër fëmijë të tjerë të moshës prej gjashtë deri 10 vjeç, kur ajo u përmbys.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB Velesit dhe Prokurori publik, me urdhër të të cilit kufoma e fëmijës i është dorëzuar familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat