Vetaksindetohet rëndë një person në hyrje të Prishtinës

Kronikë e zezë

Vetaksindetohet rëndë një person në hyrje të Prishtinës

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 14:33

Një person i nacionalitetit turk është lënduar rëndë pasi që është vetaksidentuar sot në mëngjes në hyrje të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se policia dhe ndihma e shpejtë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe të aksidentuarin e kanë përcjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon të iu ofruar ndihma mjekësore.

“I aksidentuari i cili është i nacionalitetit turk, është vet-aksidentuar pasi që ai ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij të tipit Toyota Yaris. Polica është duke vazhduar të merret me këtë rast për të zbuluar se cili ka qenë shkaktari i aksidentit dhe cilat janë dëmet materiale ”, ka thënë Hoxha përmes telefonit.

Si pasoj e këtij aksidenti, policia ka mbajtur rreth një orë këtë rrugë të bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat