Vdes 20 vjecari, arrestohen pronari dhe përgjegjësi i një firme ndërtimi

Kronikë e zezë

Vdes 20 vjecari, arrestohen pronari dhe përgjegjësi i një firme ndërtimi

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 13:37

Pronari dhe përgjegjësi i një firme ndërtimi në Shkodër janë vënë në pranga në akuzën e shkeljeve të rregullave në punë me pasojë vdekjen dhe fshehje të të ardhurave. Vdekja e 20-vjeçarit në Velipojë, punëtor i kësaj firme, pak ditë më parë ka qënë dhe shkaku i nisjes së hetimeve ndaj firmës. Policia ka arrestuar Nikolin Çersaqin, 67 vjeç, pronar i firmës, dhe Fejzi Selimi, 62 vjeç, përgjegjës i brigadës së ndërtimit të kësaj firme. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ata nuk kishin marrë masat e duhura mbrojtëse në punimet ndërtuese që po kryheshin nga kjo firmë, në ndërtimin e një objekti resorti në Velipojë. Nga hetimet e policisë rezulton gjithashtu se viktima dhe punëtorët e tjerë nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në organet përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat