Kontroll i rreptë në lokalet afariste në Prizren

Kronikë e zezë

Kontroll i rreptë në lokalet afariste në Prizren

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 15:50

Inspektorët komunal në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës gjatë orëve të vona të natës ka kontrolluar gjatë lokale afariste në lokacione të ndryshme për të vërtetuar nëse këto subjekte i përmbahen orarit të punës të miratuar nga administrata komunale.

Kjo sipas policisë është bërë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në qytetin e Prizrenit. Policia thotë se janë kontrolluar këto lokale:“Cobra City” në Landovicë, janë shqiptuar dy fletëparaqitje për gjykatë; “Skënderbeu” në lagjen Arbanë,tri fletëparaqitje;“Alcapone” në Korishë, tri fletëparaqitje;“Emona” në Prizren, tri fletëparaqitje;“Paradiso” në Lagjen “Bajram Curri”, dy fletëparaqitje dhe “kristal” në Lagjen “Bajram Curri” dy fletëparaqitje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka apeluar tek të gjitha subjektet afariste hoteliere që ta respektojnë orarin e punës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike sepse operacioni për kontrollimin e këtyre lokaleve, në bashkëpunim me inspektorët komunal vazhdon në tërë këtë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat