Aksident në Fushë Kosovë, traumatizohet vozitësja

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Kosovë, traumatizohet vozitësja

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:04

Dy vetura janë aksidentuar ndërmjet vete në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në zonën industriale në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, dhe në vendin e ngjarjes sapo ka arritur edhe Policia e Kosovës.

Nuk ka të lënduar, por një grua që voziste njërën prej veturave ka përjetuar trauma të rënda nga ngjarja dhe i është ofruar ndihmë.

Më poshtë gjeni fotografitë e bëra nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat