E rrallë/Policia merr në mbrojtje 21 vjecarin nga dhuna e mamasë së tij

Kronikë e zezë

E rrallë/Policia merr në mbrojtje 21 vjecarin nga dhuna e mamasë së tij

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:35

Policia e Tiranës është përballur me një kërkesë të pazakontë nga një i ri, i cili ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për shkak se e rrihte nëna e tij.

“Një ditë më parë u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e menjëhershme të urdhrit të mbrojtjes për shtetasin F.K, 21 vjeç, banues në Tiranë. Nëna e tij, V.K, 44 vjeç, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë në mënyrë sistematike ndaj tij”, bëri të ditur policia.

Ky është një nga rastet e rralla kur policisë i është dashur të mbrojë një të ri nga dhuna e ushtruar nga nëna e tij, pasi në shumicën e rasteve të dhunës në familje prindërit kanë qenë nën dhunën e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat