Arrestohet në Durrës Bujar Aga, në Itali organizoi vrasjen e bosit “Baldassarre”

Kronikë e zezë

Arrestohet në Durrës Bujar Aga, në Itali organizoi vrasjen e bosit “Baldassarre”

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 11:30

Është arrestuar në portin e Durrësit i shumëkërkuar nga policia italiane me urdhër arresti ndërkombëtar, shqiptari Bujar Aga 34 vjec. Akuza ndaj tij është tentativë vrasje, dhunim i ligit të armë mbajtjes, rezistencë ndaj forcave të rendit etj.
Sipas policisë italiane shqiptari Bujar Aga, së bashku me dy bashkëatdhetarë të tij, më 15 prill 2015, mori pjesë e drejtoi komandën për vrasjen e italianit Gioacchino Baldassarre i datëlindjes 1980 e lider i grupit kriminal “Baldassarre”, i njohur në trafikun ilegal të lëndëve narkotike.
Të tre shqiptarët në bordin e një makine tip Alfa 155, e të armatosur me një kallashnikov të tipit AK47, me 27 plumba e një pistoletë Tokarev me 7 plumba, organizuan tentativën e vrasjes ndaj liderit të grupit kriminal “Baldasarre”, në Komunën e Terlizzit në provincën e Barit.
Një luftë mes klanesh të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike e ka përkufizuar policia italiane gjithçka , duke arrrestuar menjëherë në vendngjarje dy shqiptarët e tjerë ndërsa Bujar Aga mundi ti’ shpëtoi prangave.
Për Prokurorinë Italiane Bujar Aga është organizuesi e drejtuesi i atentatit ndaj Gioachino Baldassarre.
Prej muajit prill kur kërkohej nga Policia Italiane e deri në natën e 25 gushtit Bujar Aga qëndront i fshehur në territorin italian. Më 25 gusht ai nën identitet të rremë mes tragetin GNV Rapsodi nga Bari për të udhëtuar drejt Durrësit.
Agjentët e Policisë së qytetit të Molefetës, pasi kanë rënë në gjurmët e tij kanë lajmëruar autoritetet shqiptare të cilat kanë ekzekutuar, në mëngjesin e 26 gushtit, arrestimi e Bujar Agës në portin e Durrësit.
Pritet ekstradimi i shqiptarit 34 vjecar drejt Italisë, ku do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat