I riu xhiron kojshiken derisa po zhvishej, 500 euro ose e publikoj në internet

Kronikë e zezë

I riu xhiron kojshiken derisa po zhvishej, 500 euro ose e publikoj në internet

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 10:44

Një djalë i ri në Elbasan kanos një grua me publikimin e një video intime. Marjo Bici 22 vjeç u arrestua ditën e djeshme pasi ka kanosur 48 vjeçaren M.B., banuese në Elbasan, duke i kërkuar 500 euro për të mos publikuar një video intime të saj.

Nga hetimet e policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pamjet filmike të bëra ndaj shtetases M.B., një aparat celular tip Nokia dhe 500 euro. Mësohet se i riu ishte komshiu i saj, dhe e ka filmuar gruan nga dritarja gjatë kohës që ajo zhvishej në banesë.

Efektivët e policisë po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë në ngarkim të Bicit materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat