Mizore: Vret me thikë ish-gruan dhe tetë anëtarë të familjes (Foto)

Kronikë e zezë

Mizore: Vret me thikë ish-gruan dhe tetë anëtarë të familjes (Foto)

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 22:55

Është arrestuar një burrë, i cili vrau nëntë njerëz dhe plagosi katër të tjerë në provincën Hunan që ndodhet në qendër të Kinës.
Në mesin e viktimave ishte ish-gruaja e tij Hu Wuyun dhe anëtarë të tjerë të familjes, përfshirë edhe një fëmijë katërmuajsh.

Wang Wensheng e ka kryer këtë vrasje, në mbrëmje, pasi gruas së tij iu varros nëna.

Burri 47-vjeçar kishte hyrë vjedhurazi në shtëpi, kur të gjithë ishin në gjumë dhe i ka prerë në fyt me thikë që e përdorin kasapët për mish.

Më pas, ai është larguar në pjesën rurale të vendit, ku ka qëndruar për një natë.

Policia dhe afro njëmijë njerëz, janë vënë në kërkim të Wenshengut. Pas lodhjes së gjatë në arrati, ai ka kërkuar ndihmë tek një qendër e vogël mjekësore. Mjekët e kanë dalluar nga njollat në gjak dhe e kanë njoftuar Policinë. Nuk bëhen të ditura arsyet e kësaj vrasje brutale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat