I riu i jep fund jetën në shtëpi, mister shkaqet

Kronikë e zezë

I riu i jep fund jetën në shtëpi, mister shkaqet

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 18:35

Një 33-vjeçar ka varur veten në banesën e tij. Shtetasi S.P., banues në Shijak është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Në vendin e ngjarjes, ka shkuar polica për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes së 33-vjeçarit.

Grupi hetimor mori në pyetje të afërmit, por ende nuk ka një konkluzion zyrtar për motivet që e çuan të riun drejt vetëflijimit. Paraprakisht dyshohet se ai vuante nga depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat