Nuk donte që turistët të shkonin në hotel tjetër, pronari u mban peng pasaportat

Kronikë e zezë

Nuk donte që turistët të shkonin në hotel tjetër, pronari u mban peng pasaportat

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:28

Pronari i një hoteli në Sarandë është denoncuar në polici nga dy turistë polakë sepse nuk u jepte pasaportën. Procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.M., 31 vjeç ka nisur sot pas kallëzimit të turistëve.

Burimet bëjnë me dije se dy polakët, R.M e D.M, përkatësisht 37 dhe 38 vjeç, kanë shkuar tek hoteli i 31-vjeçarit për tu akomoduar. Ata i kishin dorëzuar pronarit pasaportat e tyre për tu regjistruar.

Turistët kanë parë dhomat e hotelit dhe nuk i kanë pëlqyer kushtet. Ata kërkuan 31-vjeçarit që tu jepte pasaportat, por ai nuk ua ka dhënë prej tri orësh sepse nuk donte që polakët të shkonin në një hotel tjetër. Të huajt e denoncuan rastin në polici dhe pas kësaj grupi hetimor nisi procedimin penal në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat