​Arrestohet një i dyshuar për kultivim të narkotikëve në Graçanicë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për kultivim të narkotikëve në Graçanicë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:22

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar sot rreth orës 10:00 një operacion policor në rajonin e Graçanicës, bazuar në informatën se në një pronë private ishin kultivuar bimë narkotike, njoftoi Policia e Kosovës.

Gjatë operacionit policor është kontrolluar një shtëpi dhe lokale përcjellëse të saj, me ç’rast janë gjetur të kultivuara 35 bimë të dyshuara të llojit kanabis.

Me këtë rast është bërë arrestimi i të dyshuarit M. A. lindur me 1991 me kombësi serbe.

Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale: 1 armë revole VIZOR 50 kal.7.65, 1 karikator i revoles me 5 fishekë 7.65 mm, 7 fishekë 7.65 mm, 2 fishekë 7.62, sasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë 5.7 gramë, sasi e dyshuar e farave të Kanabisit me peshë 46.9 gramë, 18 qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për mbushje të narkotikëve dhe një foli që shërben për mbështjellje të narkotikëve.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent, ku i dyshuari është intervistuar si dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat