Shembet ndërtesa, 11 të vdekur, 7 të plagosur në Indi

Kronikë e zezë

Shembet ndërtesa, 11 të vdekur, 7 të plagosur në Indi

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:17

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe shtatë mbetën të plagosur, si pasojë e shembjes së ndërtesës në periferi të qytetit Mumbai në Indi.

Një ekip i përbërë nga 50-anëtarë të Forcave Kombëtare të Fatkeqësive Natyrore nxituan në vendin e ngjarjes për operacionet e kërkim shpëtimit në shtetin e Maharashtras.

Forcat e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë shtatë persona rrënojat e ndërtesës tre katëshe. Një përfaqësues i operacioneve të shpëtimit se të plagosurit janë dërguar në një spital aty pranë.

Kemi gjetur 19 persona në total gjatë këtij operacioni.

Dymbëdhjetë kishin vdekur dhe shtatë të tjerë u shpëtuan. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të japin informacion për të afërmit e tyre, nëse besojnë se në gërmadha ka të tjerë njerëz. Kjo do të na ndihmone shumë tha Gawde.

Autoritet thanë se operacioni do të mbyllet vetëm kur te konstatohet plotësisht se nuk ka më të bllokuar në rrënoja. Pas kësaj do të vijojë puna për heqjen e mbeturinave.
Ende nuk dihen arsyet e shembjes së ndërtetës, por banesa ishte mbi 50 vjeçare dhe në gjendje shumë të rrënuar.

Shembja e ndërtesave është fenomen i zakonshëm thuajse në Indi, ku shumë prej tyre janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme pa ndjekur praktikat e duhura ose ekzekutimin e masave të duhura të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat