Ekstradohet nga Italia i dënuari me 5 vite burg për mashtrim

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 5 vite burg për mashtrim

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:46

Një 41-vjeçar i dënuar me 5 vjet burg për mashtrim është esktraduar ditën e sotme nga Italia drejt vendit tonë. Policia e Shtetit njofton se ditën e martë u bë ekstradimi nga Roma i shtetasit Kelmend Bufazi.

Kelmend Bufazi në vitin 2007, pasi kishte mësuar se një person në Dragot do të shiste një tufë delesh, ka përgatitur një deklaratë me dorë në praninë e dy personave të tjerë dhe kanë rënë dakord për blerjen e tyre. I pandehuri i ka dhënë fillimisht shumën prej 200.000 lekë nga totali prej 1.150.000 lekë dhe i ka premtuar se pjesën tjetër do ia jepte brenda datës 01.05.2008. Duke qenë se pjesa e detyrimit nuk është shlyer asnjëherë nga Bufazi, personi i dëmtuar ka depozituar kallëzim penal në ngarkim të tij.

Në vitin 2008, po në fshatin Dragot, shtetasi Bufazi i ka marrë shtetasit me iniciale V.P. 100 krerë dele, duke i dhënë vetëm një pjesë të parave dhe duke mos shlyer detyrimin e plotë.

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe me shtetasin F. A., të cilit i ka marrë 41 krerë qengja dhe duke mos i shlyer asnjë pagese.

Arrestimi i 41-vjeçarit në Itali u bë i mundur nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat