Familjarët gjejnë trupin e 14-vjeçarit të mbytur në Bunë

Kronikë e zezë

Familjarët gjejnë trupin e 14-vjeçarit të mbytur në Bunë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:08

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i 14-vjeçarit me iniciale A.K., i cili u mbyt katër ditë më parë në lumin e Bunës në Shkodër.

I mituri është gjetur nga familjarët pranë fshatit Deraxhet, i dërguar atje nga rrjedha e lumit.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Shkodrës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për dokumentimin e plotë të vdekjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat