Donte të hynte në Spanjë i fshehur në valixhe, vdes 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Donte të hynte në Spanjë i fshehur në valixhe, vdes 27-vjeçari

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 08:29

Një emigrant maroken 27-vjeçar ka tentuar të hyjë në Spanjë me ndihmën e të vëllait i cili e kishte sistemuar duke e futur brenda një valixheje, e më pas në bagazhin e makinës.

Për shkak të bllokimit të ajrimit, 27-vjeçari ndërroi jetë.

Ka qenë vëllai i tij ai i cili ka dhënë alarmin, por gjithçka ka qenë i kotë, pasi 27-vjeçari nuk kishte më jetë. Tashmë vëllai i tij përballet me akuzën e vrasjes aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat