Gjenden granata në Mazhiq të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Gjenden granata në Mazhiq të Mitrovicës

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 23:29

Një banor i fshatit Mazhiq të Mitrovicës sot në mesditë kishte hasur në disa mjete të dyshuara. Pas raportimit në polici janë ndërmarrë masat e sigurisë në perimetër të asaj zone, derisa në orët e mbrëmjes kanë në vendngjarje kanë arritur njësi të FSK-së.

Pas tërheqjes së mjeteve të dyshuara bëhet e ditur se katër mjetet e gjetura i përkisnin llojit granata dore të cilat janë marrë nga FSK për eliminim./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat